Bedri Hamza: Do t’i ndreqim marrëdheniet me SHBA-në dhe vendet e BE-së

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër ka thënë se pas 9 shkurtit qeveria e tij do të nis punën menjëherë për t’iu shërbyer qytetarëve.

“Do t’i rris pagat 50%, pensionet bazike 70% dhe do t’i rris investimet publike dhe private. Do të fillojmë ndërtimin e gaz-përçuesit dhe termocentralit me gaz. Të përmirësojmë arsimin dhe shëndetësinë. T’i ndreqim marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e Bashkimit Evropian. Të lidhim miqësi të reja në krejt kontinentet, me diplomaci të urtë. Dhe kjo është besëlidhja ime me çdo qytetar të Kosovës, çdo votues dhe me çdokënd që e do një Kosovë ma të mirë”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se ky tubim sonte po i jep energji që ta fillojë punën qysh më 10 shkurt.

“Ky tubim sonte, në këtë shesh historik, po më jep energji që qysh të hënën të fillojmë punën për realizimin e premtimeve tona. Nga e hana e 10 shkurtit do t’i përgatis ekipet. Do të punoj me ekspertët më të mirë nga vendi dhe diaspora. Do të ftoj investitorë nga jashtë e nga brenda. Do të koordinohem me aleatët nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Do të bisedoj me partitë që dëshirojnë ndryshim për një Kosovë ma të mirë. Nga e hana do t’i ftoj kandidatët e PDK-së, deputetët e ardhshëm, kryetarët e komunave nga PDK dhe partitë e tjera. Dhe do të punojmë bashkë, bashkë çdo ditë, me frymë bashkëpunimi, që ta ndryshojmë Kosovën tonë për të mirë”, ka thënë Hamza.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika