Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku ka thënë se sa ishin në opozitë kanë dhënë “shenjë të mirë” se si duhet bërë opozitë.
“Opozitë kreative në idetë e ofruara nëpërmjet një programi të bërë publik rreth dy vite më parë, një opozitë institucionale që mbron kushtetutshmërinë e Kosovës duke besu në institucionet e Kosovës edhe mbi të gjitha mos te harrojmë një opozitë që reformohet, sepse reformimi i opozitës besoj që është çelësi edhe i rikthimit të kësaj pamje këtu…në të gjitha tubimet ka pas me pjesëmarrje të dukshme, për neve kjo është rekord historik pas pavarësisë e kam fjalën se s’krahasohemi para pavarësisë…dhe në këtë fushatë kam dashtë që LDK-ja të portretizohet jo vetëm si strukturë partiake rixhide por të jetë një lëvizje përtej partiake, të jetë një lëvizje qytetare dhe aty shoh se nuk janë të kënaqur me gjendjen aktuale, nuk janë të kënaqur me polarizimin dhe nuk janë të kënaqur me fushatën urrejtëse, përçarëse”, ka thënë ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.
Abdixhiku tutje ka thënë se duhet të jetë një qeveri e cila beson dhe punon për të ardhmen.
“Ne duhet të sillemi edhe në qeverisje duke thyer kulturën politike të instaluar në këto katër vitet e fundit që në fundament më atakon mua bindjet bazike, më atakon bindjen e lirisë, ma atakon bindjen e demokracisë, ma atakon bindjen e pavarësisë, pra një shoqëri ku një qeveri nuk atakon mediat, ku nuk atakon prokurorinë, nuk atakon me gjuhë të Serbisë e ofendime të tilla partitë opozitare, por një qeveri e cila respekton opozitën, një qeveri që respekton mendimin ndryshe, një qeveri që respekton karakterin institucional të shtetit të Kosovës, pra që beson me pas organizata e organizma e institucione që s’bon mu zgjedh siç është Prokuroria, Gjykata Kushtetuese, Policia… dhe të një qeveri që më tepër merret me të ardhmen, pra për projekte”, ka thënë ai.
Pas datës 9 shkurt Kosova sipas Abdixhikut duhet të ketë një “qeveri që i hapë Kosovës dyert në rrugëtimit euroatlantik të cilat i kemi të mbyllura tash e katër vite”, ka thënë Abdixhiku.