Abdixhiku: 4 vite më parë kam marrë përgjegjësinë më fisnike të jetës sime, drejtimin e LDK-së

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reflektuar mbi udhëheqjen e tij në krye të partisë, duke e cilësuar atë si përgjegjësinë më fisnike të jetës së tij.

Abdixhiku në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini lidhur me sfidat dhe procesin e reformimit të LDK-së, ka thënë se ishte një punë e jashtëzakonshme që nuk mund të merret si e mirëqenë.

“4 vite më parë kam marrë përgjegjësinë më fisnike të jetës sime, kryetarit të LDK-së, partisë shtetformuese, një përgjegjësi që mund të argumentojmë ndoshta ka ardhur edhe para kohe, por kur të kërkon anëtarësia, baza, dhe disa gjëra nuk të vijnë me planifikim. Të gjithë ata që kanë përvojë politike në Kosovë, e sidomos ata që kanë pasur relacione të mira me LDK-në, e kanë shumë të qartë se sa i vështirë ka qenë reformimi i LDK-së. Një gjë të tillë mund ta marrim si të mirëqenë, por prapa saj ka një punë kolosale nga njerëzit e mirë që e bëjnë këtë parti”, ka thënë Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika