“S’ka të bëj me procesin zgjedhor”, kryeprokurori i Prizrenit për arrestimin e ministrit Damka

Ministri aktual i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një tjetër person janë arrestuar mbrëmjen e së dielës, më 9 shkurt, në Prizren, nën akuzat për veprat penale “sulm” dhe “kanosje”.

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka thënë se rasti nuk ka lidhje me procesin zgjedhor, edhe pse mund të ketë motive politike ose partiake.

Sipas Kryeziut, ngjarja ka të bëjë me një sulm dhe kanosje ndaj një gruaje dhe një burri tjetër, dhe nuk ka elemente që mund të cenonin integritetin e votimit.

Ai ka theksuar se dy të dyshuarit janë nga parti rivale të komunitetit turk dhe që ministri aktual Damka kishte edhe një rast të mëparshëm me të njëjtin person e palës së dëmtuar.

“Në realitet nuk ka të bëj me procesin zgjedhor, mund të ketë motive politike, partiake por ajo që është e sigurt është fakti se i dyshuari i parë personi edhe për të cilin interesoheni ka edhe një rast të mëhershëm me të dëmtuarin e dytë, ku në atë rast i kanë cilësitë e ndërruara në vitin e kaluar. Por ajo që ka ndodhur dje është fakti se të dyja janë parti rivale , të dyja të komunitetit turk, dhe nuk ka të bëj me ndonjë veprim që e cenon integritetin e votimit dhe në këtë drejtim e kemi rishikuar edhe në drejtim të elementeve të figurës së veprës penale që ka të bëj me veprat penale kundër të drejtës së votimit por nuk ka pasur asnjë element që ne ta cilësojmë si të tillë”, ka deklaruar Kryeziu para mediave.

“Ne kemi vlerësuar se në rastin konkret kemi të bëjmë me një sulm dhe kanosje dhe kemi caktuar ndalimin për 48 orë. Pas pranimit të kallëzimit penal, do ta vlerësojmë çështjen dhe mund të parashtruar kërkesa për sigurinë dhe prezencën në procedurë”, ka deklaruar tutje Kryeziu, raporton Dukagjini.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika