Qyteti lindor me javë të tëra është përballur më bombardime të mëdha, ku këtë situatë forcat ukrainase u munduan që ta marrin nën kontroll.
Ministria e Jashtme ukrainase në rrjetin social Twitter ka publikura fotografi të ushtarëve ukrainas duke u larguar nga Severodonetsku.
“Ushtarët ukrainas duke u kthyer nga vija e frontit në Severodonetsk. Pamja e tyre flasin vetë”, thuhet në një postim në Twitter nga Ministria Ukrainase.
The #Ukrainian soldiers on their way back from the frontline in Sievierodonetsk. Their looks are eloquent.
📸 Johanna Maria Fritz#StandWithUkraine️ #ArmUkraineNow pic.twitter.com/h2iAVJCR2N
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) June 25, 2022
Kjo tërheqje e ushtarëve ukrainas është e rëndësishme për rusët sepse do të lërë të gjithë Luhanskun nën kontrollin rus, me përjashtim të qytetit të Lysychansk.
Luhansk-u është një prioritet kyç për presidentin Vladimir Putin.
Së bashku me rajonin e Donetskut, ai përbën atë që kolektivisht njihet si Donbas – një zonë e madhe industriale, e cila ka qenë fokusi i një lëvizjeje separatiste të mbështetur nga Rusia që nga viti 2014.
Nga ana tjetër, Ukraina akuzon Moskën për kryerjen e gjenocidit kundër popullit ukrainas me bombardimet dhe granatimet e saj pa dallim.
Ndërkohë, Rusia ka thënë se vendimi i liderëve të BE-së për të pranuar Ukrainën dhe Moldavinë si kandidatë për anëtarësim do të ketë pasoja negative.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se BE-ja po sakrifikonte idealet e saj demokratike në kurriz të “zgjerimit të pakufizuar dhe skllavërisë politike dhe ekonomike të fqinjëve të saj”.