Kanin: Grindjet me amerikanë nuk e ndihmuan Kurtin

David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë kanë treguar se grindjet e kryeministrit Albin Kurti me amerikanë, e kanë dëmtuar deri në një masë partinë e tij – Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ishin zgjedhje ndryshe kësaj here. Serbët votuan dhe një përqindje u shkoi atyre. Po ashtu, grindjet e Kurtit me amerikanë nuk e kanë ndihmuar. Mendoj se e kanë dëmtuar deri në një masë, por jo edhe aq të madhe, sepse ky nuk është një rezultat katastrofik për të. Ai vazhdon ta ketë partinë më të madhe”, ka deklaruar ai.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Kanin thotë se nëse Kurti zgjidhet sërish kryeministër, nuk është e qartë nëse marrëdhëniet me SHBA-në do të bëhen më mirë.

“Por, është shumë e qartë se njerëzit përreth presidentit [amerikan, Donald] Trump, janë të pakënaqur me të, njësoj sikurse kanë qenë njerëzit përreth [ish-presidentit Joe] Biden”, thotë Kanin.

Viteve të fundit, SHBA-ja disa herë i ka tërhequr vërejtjen Qeverisë së Kurtit për disa veprime në veriun e Kosovës, që ajo i ka konsideruar si të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Kanin thotë se kushdo që ta formojë Qeverinë e re të Kosovës, do ta ketë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në mesin e sfidave të menjëhershme.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika