Një i arrestuar në Pejë, dyshohet për therje me thikë

Një person është arrestuar në mbrëmjen e së martës në Pejë, nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Siç ka bërë të ditur Policia në një komunikatë për media, rasti është lajmëruar nga spitali rajonal në Pejë, që ka njoftuar se ka pranuar një person të lënduar nga thika.

Policia ka thënë se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, në rrugën “Adem Jashari” në këtë qytet dhe në spitalin rajonal.

Pas kësaj, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari. Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejё, me datë 11.02.2025, rreth orës 17:10, është njoftuar nga Spitali rajonal ne Pejё, se njё person ёshtё pranuar i lënduar, dyshohet nga mjeti i mpreht (thikё).

Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit, nё vendin e ngjarjёs nё rrugën “ Adem Jashari” nё Pejё, dhe nё Spitalin Rajnal nё Pejё.

Pas pak kohe ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari nga njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort...

Brigjet e Shëngjinit së shpejti do të mirëpresin një nga investimet më madhore në historinë e turizmit shqiptar. Një projekt ambicioz, që hap shtigje...

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Të fundit nga rubrika