Smartfoni më i hollë në botë me ekran të palosshëm ka një datë debutimi

Oppo ka konfirmuar datën 20 Shkurt për debutimin e Find N5, për të cilin kompania thotë se është telefoni më i hollë me ekran të palosshëm në botë. Telefoni do të ribrandohet si OnePlus Open 2 në disa vende perëndimore.

Prodhuesi Kinez prej disa javësh ka zbuluar herë pas herë detaje të smartfonit duke vënë theksin tek rezistenca ndaj ujit dhe pluhurit si dhe një rrudhje minimale e ekranit në pjesën ku gjendet boshti i palosjes.

Vëmendje kanë marrë edhe përmasat e telefonit duke theksuar sesa i hollë është dhe si krahasohet me pajisjet Apple. Sipas raportimeve Find N5 është vetëm 4mm i hollë duke tejkaluar Honor Magic V3 i cili ishte 4.35mm i hollë.

Një video e fundit e publikuar tregon funksionalitete shtesë si skaneri i shenjave të gishtërinjve në anë, një slider njoftimesh dhe dizajnin e kamerave të pasme. Trendi i smartfonëve të hollë po përqafohet edhe nga Samsung dhe Apple.

Gjiganti Korean gjatë prezantimit të serive Galaxy S25 zbuloi edhe një variant S25 Edge me një dizajn super zë hollë. Ky produkt vjen si përgjigje e spekulimeve se Apple do të lançojë iPhone 17 Air në Shtator dhe është vetëm 5.5mm i hollë.

iPhone më i hollë gjer më sot është iPhone 6 prej vetëm 6.9mm.

Shija e redaktorit

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort...

Brigjet e Shëngjinit së shpejti do të mirëpresin një nga investimet më madhore në historinë e turizmit shqiptar. Një projekt ambicioz, që hap shtigje...

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Të fundit nga rubrika