Kanë kaluar më shumë 2 muaj që kur në qeverinë e Kosovës, shkoi një ftesë për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Dy prokurorë, nënshkruan ftesën drejtuar Kurtit për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore.
Ftesa i ishte përsëritur disa ditë më vonë, meqë në datën e parë të caktuar, 16 dhjetorin, Kurti paradite ishte jashtë shtetit.
Por as në ftesën e dytë, Kurti nuk shkoi fizikisht në Prokurorinë Speciale, dhe u kishte ofruar prokurorëve disa data si mundësi për t’u intervistuar në objektin e Qeverisë.
As kjo nuk ka ndodhur e per veprimet që kanë pasuar e prokurorisë nuk dihet.
Nga ky institucion nuk kthyen përgjigje nëse është ndëmarrë ndonjë masë kundër Kurtin për mos paraqitje, derisa përgjigje nuk kthyen as nga qeveria e Kosovës.
Në Lëvizjen Fol thonë se Kurti duhet të shkojë në Prokurori, e të mos ftojë prokurorët në zyre siç edhe bëri.
Bunjaku tutje thotë se prokuroria duhet të ndërmarr të gjitha veprimet që parashihen me ligj, por nuk ka të drejtë të e sjellë Kurtin me dhunë në prokurori në këtë fazë.
Ndërsa avokati Ardian Bajraktari thotë se dëshmia e Kurtit në këtë rast është e rëndësishme duke marr parasysh pozitën që ka.
“Dëshmia e dëshmitarit natyrisht se është provë në procedurën penale dhe në rrjedhë të kësaj vlerësoj aq më tepër kur kemi të bëjmë me pozita të larta shtetërore të njëjtit do të duhet të reflektojnë në raport me peshën dhe përgjegjësin që kanë dhe të i përgjigjen prokurorisë”,ka deklaruar Bajraktari.
Si arsyetim për insistimin që Kurti të intervistohet në objektin e qeverisë, nga qeveria është përmendur se edhe në të kaluarën ishte praktikuar një gjë e tillë.