Një 42-vjeçar nga Suhareka ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Carralevë të Shtimes.
Policia ka konfirmuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një autobus.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, viktima ka qenë shofer i veturës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25, dhe menjëherë pas ngjarjes janë dërguar ekipet përkatëse në vendin e ngjarjes.
“Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një autobusi. Ekipet e policisë kanë mbërritur në vend dhe rreth orës 19:00, është njoftuar se aksidenti kishte pasojë fatale, duke lënë të vdekur shoferin e veturës, J.G., një mashkull 42-vjeçar nga Suhareka”, ka thënë ai.
Pas aksidentit, rruga Suharekë-Carralevë ishte bllokuar.