Festivali ‘Ylberi i Prishtinës” këtë vit do të jetë nikoqirë i 7-të shteteve garuese me mbi 500 valletarë.
Ky festival dy ditorë do të mbahet më datë një dhe dy korrik.
Shtetet pjesëmarrëse në këtë festival janë: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Ukraina.
Udhëheqësit e Qendrave kulturore të Fëmijëve do të priten në takim në ditën e parë të festivalit, nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për të vazhduar takimet me Presidenten, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin, Albin Kurti.
Këto takime do të realizohen gjatë ditës, ndërsa duke filluar nga ora 18:00, të gjithë pjesëmarrësit në këtë festival, do të defilojnë duke u nisur nga Sheshi “Skënderbeu” deri tek amfiteatri i hapur në Sheshin, “Zahir Pajaziti”, ku edhe do të mbahet festivali.
Në natën e parë, pjesë e garës do të jenë shtetet pjesëmarrëse dhe 10-të Qendra Kulturore të Fëmijëve të Kosovës.
Kurse në natën e dytë të festivalit, pjesë e garës do të jenë vetëm shtetet mysafire, ku edhe do të shpërblehen me çmime.
Festivali organizohet nën patronatin e komunës së Prishtinës, dhe realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve e drejtuar nga Drita Rudi, dhe drejtori artistik i festivalit Nazmi Gashi.