Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime nga një vetaksident në dalje të autostradës në jug të Prizrenit.
Siç thuhet në njoftimin e PK-së, aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Autostrada Ibrahim Rugova, Dalja Prizren Jug 12.02.2025 – 22:25. Si pasojë e një vet-aksidenti trafiku, ka humbur jetën drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident (mashkull kosovar), si dhe lëndime të rënda ka pësuar një person tjetër. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.