![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/479013016_1129740038524725_7153393792338240552_n-696x464.jpg)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim të dërguarin special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.
Gjatë takimit, Krasniqi ka ritheksuar përkushtimin e PDK-së për integrimin euroatlantik të Kosovës, forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
“Sot, prita në takim të dërguarin special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, me të cilin diskutuam për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon.
Theksova përkushtimin e PDK-së për integrimin euroatlantik të Kosovës, forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për vendin tonë.
Në raport me zgjedhjet e përgjithshme, të dërguarin slloven e njoftova se 9 shkurti ishte një dëshmi e pjekurisë demokratike të vendit tonë dhe përkushtimit të qytetarëve për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.