Trump prezanton planin për “tarifa reciproke” që prekin miqtë dhe armiqtë

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë të ditura planet për “tarifa reciproke” që mund të godasin aleatët dhe konkurrentët, ndonëse ekonomistët paralajmërojnë se masa mund të përshkallëzojë luftën tregtare në botë dhe mund të rrisë inflacionin në territorin amerikan.

Duke folur prej Zyrës Ovale, Trump ka thënë se ka vendosur për zbatim të tarifave reciproke, derisa gazetarëve u ka thënë se aleatët amerikanë kanë qenë shpesh “më të këqij sesa armiqtë” në aspektin tregtar.

Ai e ka përmendur në veçanti Bashkimin Evropian, duke thënë se ka qenë “absolutisht brutal” në marrëdhëniet tregtare me Uashingtonin.

Masat do të zbatohen ndaj secilit partner tregtar të SHBA-së, varësisht se sa ka tarifë në mallrat amerikane.

Dokumenti i nënshkruar të enjten nga Trumpi, u mundëson përfaqësuesve amerikanë të tregtisë, Sekretarit amerikan të Tregtisë dhe zyrtarëve të tjerë që të propozojnë masa ndaj secilit shtet, veç e veç.

Uashingtoni do të nisë me analizim të ekonomive me të cilat SHBA-ja ka deficit më të madh, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

“Kjo mund të jetë çështje javësh, muajsh, por jo më shumë se aq”, ka thënë një zyrtar për agjencinë e lajmeve AFP.

Para komenteve të Trumpit, këshilltari i presidentit për tregti, Peter Navarro, u ka thënë gazetarëve se “shumë kombe që eksportojnë, kanë sulmuar tregjet tona me tarifa ndëshkuese, apo edhe me barriera tjera ndëshkuese jotarifore”.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se SHBA-ja është trajtuar padrejtësisht, duke thënë se mungesa e reciprocitetit është arsyeja mbrapa “deficitit të vazhdueshme tregtar në mallrat” vendore, që ka arritur në 1 trilion dollarë vitin e kaluar./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika