Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se po vazhdon numërimin e votave për kandidatët për deputet, ku deri tani janë numëruar 386 vendvotime.
“Nga të dhënat që kemi pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në 26 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt, 14 tjera pasditen e 12 shkurtit dhe 8 më 13 shkurt) deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime”, thuhet në njoftim të publikuar në Facebook.
Por, duhet theksuar se të mërkurën, ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Në rezultatet preliminare nuk janë përfshirë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës. Ato do të numërohen në një fazë të mëvonshme pasi të përfundojë numërimi në qendrat komunale të numërimit.
