Dy të dyshuarve për vrasjen në Skenderaj u caktohet masa e paraburgimit

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy të dyshuarit e përfshirë në rastin e vrasjes në Skenderaj.

Të pandehurit, me inicialet H.I dhe B.I, dyshohen për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së rëndë”. Përveç kësaj, ata akuzohen edhe për “Mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti Për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.i dhe B.I.

Paraburgimi iu caktohet nën dyshimin e bazuar se të pandehurit H.I dhe B.I kanë kryer veprat penale: I. Vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar 1.5 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe II. Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Masa e paraburgimit të pandehurve iu llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij Aktvendimi, është e lejuar e drejta në ankesë, në afat prej 48 orësh nga momenti i pranimi të Aktvendimit. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit të Kosovës në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika