Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar në pesë komuna dhe po vazhdon në 29 të tjera.
Sipas njoftimit të fundit të KQZ-së, numërimi ka përfunduar në komunat Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh, Ranillug dhe Junik, ndërsa procesi ka filluar në Dragash, Istog, Rahovec, Pejë, Podujevë, Klinë, Malishevë dhe Graçanicë.
“Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e ndryshme të Kosovës.
Gjatë ditës së premte (14 shkurt) procesi i numërimit të votave të kandidatëve ka filluar edhe në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Dragash, Istog, Rahovec, Pejë, Podujevë, Klinë, Malishevë dhe Graçanicë
Gjithashtu, gjatë ditës së premte ka përfunduar procesi i numërimit në QKN-të e komunave: Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh, Ranillug dhe Junik.
Numërimi në komuna ka filluar sipas këtyre datave:
• 11 shkurt 2025 – Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh;
• 12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit;
• 13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.
Në QKN-të e komunave Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok”, thuhet në njoftim e KQZ-së.