Mehmetaj liston rastet ndërvite: Për dëshirat deluzive të Kurtit, VV-ja ka kryer veprime kriminale

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është një organizatë me element kriminal dhe terrorist, duke u bazuar në disa raste të mëparshme.

Ai përmendi sulmet me molotov ndaj figurave politike dhe mediave, si dhe rastet e disa aktivistëve të dënuar për veprime kriminale.

“Mendoj që kam mbetë borxh mbrëmë. Se unë kam thënë se Vetëvendosje është një lëvizje me element kriminal dhe terrorist. Dhe mesa kam parë, ka pas këtu irritim nga ajo deklaratë, ajo deklaratë është veç e bazuar në fakte. Unë me një kërkim të thjesht në internet i kam gjetë disa raste. Kisha pas qejf me i shpalos para te gjithëve se përse po e quaj organizate element terrorist dhe kriminal”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Ai theksoi se këto akuza nuk janë të pabazuara, por të mbështetura në fakte të publikuara më parë në media.

“Sulmohet me molotovë vetura familjare e Memli Krasniqit. Sulmohet shtëpia e kryeredaktorit të RTK-së. Ky është momenti kur me shishe molotovi sulmohet shtëpia e Isa Mustafës. Cka po ta merr mendja organizata ta pastrojmë Kosovën e ka sulmuar. Aktivistë të VV-së sulmojnë veturën e Isa Mustafës. Dënohet me 6 muaj burg aktivisti i Vetëvendosjes. Dënohen me 21 vjet burgim aktivitet e Vetëvendosjes – masandej shkalla e tjetër e ka rrëzuar edhe ende është e paqartë se kush e ka sulmuar Kuvendin, ky është dënimi në shkalline  parë. Aktivistët e VV e sulmojnë me vezë ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale… Arrestohet Albin Kurti, aktivistët të VV sulmojnë me gur stacionin policor – kush janë këta kriminel që sulmojnë stacionin e Policisë së Kosovës”, ka shtuar Mehmetaj, teksa përmendi disa lajme.

Në vazhdim të deklaratës së tij, Mehmetaj përmendi edhe rastin e ish- deputetit të VV-së Avni Deharit, i cili u dënua për armëmbajtje pa leje, ndërsa posedonte një arsenal armësh, duke përfshirë një pushkë me dylbi, një kallashnikov, një revole dhe municione të tjera.

“I pandehuri Avni Dehari është shpallë fajtor pr armëmbajtje pa leje. Kqyren çfarë ka mbajt: një pushkë me dylbi, një kallashnikov, një revole, 56 plumba, si edhe një “sprej” me mbishkrimin “NATO”. Krejt këto ia kanë gjetur Avni Deharit. Këto janë armë të Vetëvendosjes. I cili e ka pranuar fajësinë për t’i shpëtuar djemtë e vet dhe me turpin më të madh përkundër gjithë këtij arsenali, gjykata, për shkak të lidhjes së Vetëvendosjes me institucionet e drejtësisë e ka dënuar me 6 muaj dhe s’ka mbajt as burg”, ka shtuar Mehmetaj.

Mehmetaj gjithashtu përmendi edhe sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës me ‘zollë’ duke theksuar se ende nuk ka ndonjë person të dënuar për këtë akt, të cilin ai e konsideron si sulmin terrorist më të madh në historinë e vendit.

“Këta jo vetëm për mua, por për ligjin dhe shtetin e Kosovës janë një organizate me element kriminal dhe terrorist. Këto ishin vetëm një pjesë e vogël e këtij aktiviteti kriminal.

A dihet fajtori i sulmi terrorist më të madh në historinë e Kosovës, gjuajtjen me zollë të Kuvendit? A është dikush ne burg?”, ka thënë ndër të tjera Mehmetaj në Debat Plus.

“Këto janë veprimet kriminale të një grupi që për dëshira deluzive të një personi si Albin kurti i ka ndërmarrë gjithë këto, fatkeqësisht kemi edhe të vdekur për shkak të veprimtarisë kriminale të këtij që sot e kemi kryeministër të ikje”.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika