Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar mbështetjen e fortë të NATO-s dhe Holandës për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka postuar fotografi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.
“Me dy përkrahës të fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë: Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Dialogu dhe takimet me emisarin e BE-së, kryefjala e Kosovës në Mynih
Gjithashtu, Osmani gjatë ditës ndër të tjerë është takuar me përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Munich-it.