Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, duke shprehur përkushtimin e Italisë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen për stabilitetin dhe integrimin evropian të Kosovës.
Siç ka njoftuar Presidenca, në mesazhin e tij, presidenti Mattarella ka theksuar se të dy shtetet kanë fuqizuar miqësinë vazhdimisht gjatë viteve, falë edhe kontributit të palëkundur të Italisë për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.
“Republika e Italisë mbetet një partner i përkushtuar i Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj drejt integrimit euroatlantik dhe fuqizimin e demokracisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në urimin e Presidentit Mattarella.