Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se deri më 16 shkurt, janë numëruar 73.23% e vendvotimeve, ose 1,855 nga 2,533, sipas të dhënave nga qendrat komunale të numërimit.
Sipas njoftimit, procesi i numërimit ka përfunduar në 19 komuna, përkatësisht në: Deçan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
KQZ-ja ka njoftuar se procesi i numërimit do të vazhdojë të martën në 19 qendra komunale të numërimit.
