Osmani për sulmin në Oslo: Sulm i tmerrshëm ndaj lirisë

Mbështetja pas sulmit në Norvegji, ka ardhur edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka reaguar ndaj këtij rasti tragjik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Rasti tragjik në Oslo të Norvegjisë, la 2 persona të vdekur dhe 21 të tjerë të plagosur, persona këta të pafajshëm të cilët ishin në vendin ku ndhodhi sulmi.

Për këtë tragjedi ka ardhur edhe reagimi nga e para e vendit, Vjosa Osmani e cila përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka shprehur lutjet për norvegjezët.

Osmani është shprehur se ky ishte një sulm i tmerrshëm ndaj lirisë dhe të drejtave të njeriut.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat, të dashurit e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur nga të shtënat vdekjeprurëse në Oslo,” ka shkruar Osmani.

Personat të cilët mbetën të vdekur dhe të tjerët që u plagosën në vend, ishin persona të pafajshëm të cilët u sulmuan nga një person, sulmi i të cilit ishte cilësuar si terrorizëm islamik nga policia norvegjeze.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika