Vuçiq nga Budapesti: Qeveria do të formohet nga fituesit e zgjedhjeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën në Budapest se Qeverinë e re të Serbisë mund ta formojnë vetëm ata që i fitojnë zgjedhjet.

“Pra, fitojini zgjedhjet dhe formojeni Qeverinë,” ka thënë Vuçiq, si përgjigje ndaj vlerësimit të Iniciativës qytetare “Proglas” se formimi i një Qeverie të përkohshme mund të jetë “dalje e arsyeshme dhe më pak e dhimbshme nga kriza”.

Tash e tre muaj në Serbi po mbahen protestat e organizuara nga studentë dhe qytetarë tjerë serbë, të cilët kërkojnë përgjegjësi për shembjen e një pllake betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, si pasojë e së cilës kanë vdekur 15 persona dhe dy tjerë janë plagosur rëndë.

Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje me 28 janar nga pozita e kryeministrit, si përgjigje për protestat. Megjithatë, studentët janë zotuar se do t’i vazhdojnë protestat.

Vuçiq në Budapest, ku është nderuar me Urdhrin e Kryqit të Madh për Merita, ka përsëritur se disa faktorë të jashtëm kanë tentuar të organizojnë një “revolucion me ngjyra” në Serbi, por nuk ka përmendur diçka në mënyrë specifike.

“Jam pothuajse i sigurt se e kemi mposhtur atë sfidë të jashtme”, ka thënë mes tjerash presidenti serb.

Ai e ka falënderuar edhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që, sipas tij “dënoi përpjekjen për revolucion me ngjyra në Serbi”, duke thënë se “Rusia e di se si duket kjo gjë”.

Lavrov, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në Moskë, ka thënë se Rusia dënon ndërhyrjen e vendeve të tjera, veçanërisht atyre perëndimore, në proceset e brendshme politike të Serbisë.

“Revolucioni me ngjyra” në fakt iu referohet ndryshimeve të regjimeve autoritare në hapësirën e ish-Bashkimit Sovjetik, si Revolucioni i Portokalltë në Ukrainë në vitet 2004-2005.Vuçiq bëri të ditur se të martën, më 18 shkurt, do të ketë takime të rëndësishme në Beograd lidhur me Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), ndaj së cilës Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione për shkak të pronësisë ruse, por nuk ka specifikuar se me kë do të bisedojë.

I pyetur nëse pret që administrata e re amerikane të ndryshojë vendimin për sanksionet ndaj NIS-it, ai ka thënë se nuk është i sigurt.

“Nuk jam i sigurt që amerikanët do ta ndryshojnë këtë gjë kaq lehtë, por do të ishte logjike dhe e shpresoj”, ka deklaruar ai./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika