Shtohen rastet me COVID-19, bëhet thirrje për vaksinim

Pas 87 rasteve me COVID-19 në dy ditët e fundit është bërë thirrje për vaksinim megjithëse qytetarët e Kosovës nuk besojnë se do të ketë valë të re të këtij virusi

Ministria e Shëndetësisë

Në Kosovë ka filluar një rritje e ndjeshme e rasteve me Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit, 49 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë sëmundje. Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët shëndetësorë bëjnë thirrje për vazhdim të vaksinimit. Kurse qytetarët nuk besojnë se do të ketë valë të re infektimesh.

87 raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar vetëm gjatë dy ditëve të fundit në Kosovës.

Ditët e kësaj jave shënojnë një shtim të lehtë rasteve me këtë sëmundje.

Është Ministria e Shëndetësisë e cila bën thirrje për kujdes dhe vaksinim të qytetarëve.

Kjo pasi ky institucion pa thënë për RTV Dukagjinin se rreziku i vazhdimit të shtimit të rasteve është real.

“Është vërejtur ditëve të fundit një rritje jo për t’u alarmuar, por për të rritur kujdesin. Kjo po shihet në vende të tjera, jo vetëm në Kosovë. Prandaj, kujdesi është i nevojshëm dhe qytetarët nuk duhet ta neglizhojnë situatën, por duhet të tregohen të vëmendshëm dhe te shmangin rreziqet që mund të çojnë në infeksion. Gjithashtu, duhet të vaksinohen ata që nuk e kanë bërë këtë ende, sepse arma më e thjeshtë dhe më efikase për mbrojtje është vaksina kundër COVID-19”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë.

Megjithëkëtë kjo nuk po i shqetëson shumë qytetarët, të cilët nuk besojnë se mund të ketë ndonjë valë të re infektimesh.

“S’besoj që ka rritje, kjo është politikë. Çfarë masash, as që po shoh që po i respekton kush, as që duhet me i respektu bile. Ka qenë një grip kjo po këta kanë pas interesat e veta”, ka thënë Qani Haliti, qytetar.

“Nuk e mendoj që rriten se edhe masat e tepërta po më duken jo të arsyeshme, po ndoshta edhe vera e bën të vetën e dobëson imunitetin e njerëzve”, ka thënë Zyhra Ruka, qytetare.

Në anën tjetër infektologu Hamdi Ramdani ndonëse thotë se pandemisë i ka ardhur fundi, ai pret gjatë verës të rriten rastet, teksa bën thirrje për vaksinim.

“Kemi një rritje të re të virusit e cila është edhe e pritshme duke marrë parasysh numrin e qytetarëve që tani do të vijnë nga diaspora”, ka thënë Hamdi Ramadani, infektolog.

Në Kosovë mbi 830 mijë persona janë vaksinuar me dy doza, kurse mbi 103 mijë kanë marrë edhe dozën përforcuese

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika