Mbyllën dy Qendra ilegale për Punë Sociale në Zubin Potok

Dy Qendra për Punë Sociale në Zubin Potok janë mbyllur për shkak të aktiviteteve ilegale. Dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Policia e Kosovës me leje për kontroll nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës në dy qendra ilegale në Zubin Potok ka realizuar bastisje nën dyshimin e bazuar se zyrtarë të këtyre qendrave kane thirre qytetar të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyrua apo udhëzuar se si të votojnë duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre në favor të një partie të caktuar politike e cila ishte në garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Pas kontrollit të dy qendrat ilegale janë mbyllur.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar Zëvëndësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Me 08 shkurt 2025 një ditë para zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë, ne kishim arrestuar 4 persona (zyrtar të Qendrës për Punë Sociale në Zubin Potok) në lidhje me veprën cenim i përcaktuesve të votuesve”.

“Lidhur me punën tonë hetimore ne e kemi njoftu Prokurorinë Themelore në Mitrovicë nga të cilët kemi kërku që të na lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qellim të zbulimit te provave me të cilat do të vërtetohet saktë mënyra e veprimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm e që cilësohet si falsifikim i dokumenteve”.

Tutje Elshani është shprehur se Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka aprovu kërkesën e tyre dhe ka derguar pastaj kërkesën e vet për urdhër të kontrollit në Gjykatë “gjë të cilën edhe e ka marr dhe tani jemi në kontroll të këtyre qendrave me urdhër të Gjykatës”.

“Pas kontrollit të këtyre vendeve ne do të njoftojmë prokurorin me të gjeturat e cila mandej do të vendos për hapat e mëtejmë”, ka thënë Elshani.

Zëvëndësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani


Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika