Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar një ditë pas deklaratës së partnerit të koalicionit, Fatmir Limaj njëherit kryetar i Nisma-së.
“E keqja ka emër – Albin Kurti”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, lideri i Nismës, Fatmir Limaj doli hapur duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe çdo qeveri të ardhshme, nëse ky bashkëpunim është në interes të Kosovës.