Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa “Çelikun”

Gatishmëria e Fatmir Limajt që të ndihmojë në formimin e Qeverisë edhe në rast se është në pyetje Albin Kurti e ka trazuar partinë e koalicionit AAK-në të cilët përmes shkrimeve në “Facebook” e kanë thumbuar e kritikuar partnerin nga NISMA. Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht nuk ka shfaqur asnjë qëndrim.

“Është në nderim tim të ndihmoj një Qeveri të opozitës, asesi me Vetëvendosjen, pra me z. Kurti.”

Ky ishte qëndrimi i Haradinajt një ditë pas zgjedhjeve, ndërsa partneri i koalicionit mbrëmë në Debat Plus shfaqi ambicie tjera.

“Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit tem që i shërben vendit, (Pyetje: kushdo që është ai), qysh jo, unë jam i gatshëm, me i ndihmu kryeministrit nëse kërkon ndihmën time në shërbim të vendit, gjithë. (Pyetje: Edhe nëse është Albin Kurti) Për këto tema nacionale, për temat që po flas unë gjithë”, ka thënë Limaj.

Gatishmëria e Limajt për bashkëpunim me Kurtin, nuk i pëlqeu Haradinajt, por as bashkëpartiakëve.

“E keqja ka emër – Albin Kurti”, ka thënë Haradinajt.

“Komunikatë 001. Zuzarë të dashur të vendit tim. Nënshtrimin për interesa të ngushta. Mos na e shitni si vlerë kombëtare!”, ka thënë Bekë Berisha i AAK-së.

Se cila është përgjigja e partisë fituese për bujarinë e treguar nga Limaj, përkundër interesimit nga TV Dukagjini, nuk e kuptuam gjatë ditës. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuku, është pyetur për mundësinë e bashkëpunimit me Limajn dhe me partitë tjera, por nuk ka kthyer përgjigje.

Se çka vendos Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje nuk dihet, por Zëvendësministri i Drejtësisë nga radhët e Vetëvendosjes, qëndrimin e Limajt e ka vlerësuar brenda rregullave demokratike.

Vartësi i Albulena Haxhiut vlerëson se Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me kë të duan.

Por, vetëm pak minuta më vonë ai u rikthye në Facebook për të thënë se disa media sipas tij e kanë keqinterpretuar qëllimisht. Sallahu që paguhet nga taksat e kosovarëve për të shërbyer si zv.ministër i Drejtësisë, ka vendosur që ta ofrojë ekspertizën e tij ligjore duke thënë se shkrimi i tij kishte kuptim veç juridik e kurrsesi politik.

Pos vullnetit për tu bërë pjesë e qeverisjes, analistët politikë vlerësojnë se qëndrimi i Limajt e qartësoi se për deputetët e NISMA-s, që me rezultatin aktual i ka tre, duhet të diskutohet me të e jo me Haradinajn.

“Nuk është çështja më e analizave mbi parimësinë dhe moralitetin të asaj se çfarë është thënë para fushatës. Por jemi në një fazë të fillimit të negociatave për krijimin e Qeverisë së re. Dhe situata të tilla me deklata kundërthënëse me ato që janë thënë gjatë fushatës do të kemi besoj edhe gjatë javëve në vijim, jo vetëm nga z. Limaj”, ka thënë analisti Belgzim Kamberi.

Përkundër kësaj Kamberi thotë se duhet të shikohet vullneti i partisë fituese por edhe LDK-së e PDK-së.

“Besoj që PDK dhe veçanërisht LDK-ja nuk kanë një interes me hy në një shumicë parlamentare me LVV-në përpos nëse përfitojnë shumë për subjektin e tyre dhe në një situatë të këtillë mua më duket se nëse flasim për mundësitë do të thoja se më e afërt do të ishte një Qeveri VV-PDK sesa VV-LDK”, ka shtuar Kamberi.

Kamberi beson tek kjo se historiku i bashkëpunimit me Vetëvendosjen për LDK-në ka qenë i dëmshëm, ndërsa për koalicionin PDK-VV beson se do të duhej lehtësim nga faktori ndërkombëtar, por duke pasur parasysh edhe lakminë për postin e kryeministrit.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika