Policia e Kosoves ka njoftuar se një vjedhje e rëndë ka ndodhur të premten mbrëma në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.
Në raportin ditor bëhet e ditur se një person ka raportuar se nga shtëpia e tij i kanë vjedhur 20,000 euro dhe një revole.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur 20.000 euro para kesh dhe një revole me leje të llojit. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend ngjarje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.