Presidenti Trump shkarkon shefin e shtabit, Gjeneralin CQ Brown

 Presidenti Donald Trump ka shkarkuar papritur Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralin CQ Brown, duke larguar kështu një pilot dhe oficer të respektuar, në kuadrin e lëvizjeve për të larguar nga strukturat drejtuese të forcave të armatosura drejtuesit ushtarakë që mbështesin lëvizjen për barazi dhe shumëllojshmëri në radhët e tyre.

Largimi i Gjeneralit Brown, i cili ishte shefi i dytë i shtabit me prejardhje afrikano-amerikane, duket se do të ndihet në mbarë Pentagonin. 16 muajt e qëndrimit të tij në detyrë u përshkuan nga lufta në Ukrainë dhe zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Dua ta falenderoj Gjeneralin Charles ‘CQ’ Brown për mbi 40 vitet e shërbimit të tij për vendin tonë, përfshirë edhe si shefi i tanishëm i shtabit të përgjithshëm. Ai është një xhentëllmen i mirë dhe një udhëheqës i dalluar, dhe i uroj një të ardhme të shkëlqyer atij dhe familjes së tij”, shkruajti Presidenti Trump në median sociale.

Presidenti Trump tha se do të propozojë Gjeneralin Dan “Razin” Caine, po nga forcat ajrore, për t’u bërë shefi i ardhshëm i shtabit të përgjithshëm.

Presidenti Trump e ndërmori këtë hap megjithë mbështetjen e fortë për Gjeneralin Brown ndër ligjvënës kryesorë dhe një takim që u duk se ishte miqësor në mesin e muajit dhjetor, kur ata u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë lojës së futbollit amerikan ndërmjet Ushtrisë dhe Marinës. Gjenerali Brown takohej rregullisht me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili mori drejtimin e Pentagonit vetëm katër javë më parë./VoA

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika