Departamenti i amerikan i Shtetit (DASH) ka bërë të ditur se Sekretari i Shtetit Marco Rubin ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrii Sybiha për përkushtimin e presidentit Donald Trump për ti dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në një komunikatë për media thuhet se angazhimi i Trump në dhënien fund të konfliktit përfshin edhe veprime efektive në Këshillin e Sigurimit.
‘’Sekretari i Shtetit Marco Rubio foli me ministrin e Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha të premten për të riafirmuar angazhimin e Presidentit Trump për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, duke përfshirë veprime efektive në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara’’.
‘’Kjo thirrje është e fundit në angazhimet e shumta të nivelit të lartë midis udhëheqësve të SHBA-së dhe Ukrainës për të arritur një paqe të qëndrueshme’’, thuhet në komunikatën e zëdhënëses së DASH-it, Tammy Bruce.