Baraliu: Në situatën që jemi as pozita e as opozita nuk munden të formojnë qeveri stabile

Profesori i të drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu

Mazllum Baraliu, ish-kryetari i KQZ-së, ka thënë se partitë politike në vend duhet të marrin parasysh porosinë që u dhanë qytetarët me votat e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Baraliu u shpreh se as partia në pushtet LVV, por as edhe partitë e tjera nuk munden të formojnë vet qeveri.

“Porosia e qartë është dhe këtë duhet ta marrin seriozisht jo vetëm partia që është në qeveri, e cila gjithsesi është dashtë ta ketë kuptuar leksionin e duhur nga votuesi e ai është se nuk kanë qenë të kënaqur sa duhet me qeverisjen katër vjeçare dhe vlerësimi i tyre është minusuar për aq sa është 10% dhe se duhet të ndryshuar diçka dhe se nuk mund t’i jepet besimi të njëjtit koalicion me në krye të saj LVV-në që të qeverisë edhe në të ardhmen, në situatën e tanishme si shihet kemi pak pozicion, në gjendjen çfare jemi, po as opozita nuk do të munden të formojnë një qeverisje stabile”, ka thënë Baraliu.

”Mesazhi është i qartë, do të duhej të marrin parasysh mesazhin e votuesit që të bëjnë një qeverisje të unitetit kombëtar me bazë të gjerë dhe të gjithë të qeverisin dhe jo me bazë pikë e pesë”, ka thënë Baraliu në emisionin Info Magazinë në KlanKosova.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika