​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me skanimin e listave të votuesve të nënshkruar në 2,533 vendvotime të rregullta në ditën e zgjedhjeve dhe vetëm pas këtij procesi i cili pritet të përfundojë javën e ardhshme, do të nis numërimi i votave të diasporës, votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

E në të njëjtën kohë, sipas KQZ-së, është duke ndodhur verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës.

Janë rreth 69 mijë pako me fletëvotime nga votimi përmes postës KQZ nga diaspora dhe 15,352 votues që kanë votuar në përfaqësi diplomatike.

Procesit të verifikimit i janë nënshtruar 54,409 pako, prej të cilave janë aprovuar 51,140, ndërkaq janë refuzuar 3,269, derisa mbetet për t’i vlerësuar edhe 14,306 pako me fletëvotime, një numër prej të cilave mund edhe të refuzohen.

Përndryshe, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12,801, të cilat po ashtu do t’i nënshtrohen verifikimit.

Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2,597 vota./KP

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika