Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përshëndetur fitoren e partisë CDU në zgjedhjet në Gjermani, duke e konsideruar këtë si një lajm të mirë për Kosovën.

“Ditë e rëndësishme për Gjermaninë; mundësi e re për Kosovën. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në rrjetet sociale.

Ai ka bërë të ditur se tashmë ka përcjellë urimet e tij për kryetarin e CDU-së, Friedrich Merz, dhe për miqtë e tij në këtë parti gjermane.

“Në çdo takim të deritanishëm me kancelarin e ardhshëm gjerman, kam marrë gjithmonë mbështetje për Republikën tonë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai i njeh mirë rrugëtimet tona, ai i mbështet mirë qëllimet tona”, ka shtuar ai.

Sipas Abdixhikut, fitorja e CDU-së dhe fuqizimi i së djathtës evropiane përbën një shpresë të re për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika