Bale kalon në Los Angeles FC

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, kalon në Major League Soccer (MLS), ku do t’i bashkohet skuadrës në Kaliforni, Los Angeles FC

Gareth Bale, me fanell të kombëtarës së Uellsi-it

Gareth Bale ka rënë dakord t’i bashkohet skuadrës në MLS, Los Angeles FC në një marrëveshje njëvjeçare.

Sulmuesi ka qenë një lojtarë i lirë, pas largimit nga Real Madrid këtë verë. Ai kishte oferta të tjera, por ka zgjedhur të transferohet në Kaliforni dhe MLS, raporton SkySports.

Ai gjithashtu konfirmoi lëvizjen e tij te ekipi amerikan, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Twitter.

Bale po kërkon të ruajë gjendjen e tij fizike përpara paraqitjes së Uellsit në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Uellsianët u kualifikuan muajin e kaluar pasi mposhtën Ukrainën në finalen e Play-Off-it të Kupës së Botës në Cardiff me gjuajtjen e lirë të Bale-s, e goditur me kokë nga Andriy Yarmolenko në golin e vetëm të lojës.

Bale iu bashkua Real Madridit nga Tottenham për një tarifë rekord të atëhershëm botëror prej 94.2 milionë euro në 2013. Ai shpeshherë kishte një marrëdhënie të çuditshme me tifozët dhe hierarkinë në klubin e La Ligës.

Statistikat e Gareth Bale, gjatë qendrimit të tij, në Real Madrid.

Kjo lëvizje e Bale, do t’i mundësojë mjedisin e përsosur për të marrë veten në formën e duhur, për të udhëhequr Uellsin në Kupën e Botës në nëntor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika