ZPS-ja dorëzohet ndaj komandant “Hoxhës”, tërhiqet nga dëshmia e Ismet Tarës

Prokurorja Vega Iodice ka hequr dorë nga insistimi për të marrë dëshminë e Ismet Tarës pasi ai tërë kohën është duke refuzuar të përgjigjet me arsyetimin se këtë gjë do ta bëjë pasi t’i shfaqet një dokument të cilin ka që nga mëngjesi i seancës që po e kërkon.

“Nuk besoj që dëshmitari do iu përgjigjet pyetjeve të mija”, tha ajo duke njoftuar se ka mbaruar procesin e saj të marrjes në pyetje, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

Vega Iodice shtoi se kërkon pranimin e deklaratave të mëparshme të dëshmitarit por që këtë kërkesë do ta parashtrojë me shkrim.

“Kërkoj pranimin e deklaratave të mëparshme të dëshmitarit në përputhje me rregullën 143 të Rregullores, paragrafi 2(c) në qoftë se dëshmitari vazhdon të mos përgjigjet. Kjo mund të bëhet me shkrim në fakt sepse do të përzgjedhim pjesët përkatëse dhe kështu do ta bëjë kërkesën me shkrim”, tha ai.

Ndërsa, nga ana e mbrojtjes, avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon tha se nuk janë shterur të gjitha mjetet juridike për ta marrë në pyetje dëshmitarin.

Ai shtoi se nuk iu është shpjeguar dëshmitarit çështja e mosbindjes ndaj gjykatës dhe se një gjë e tillë ende nuk është konstatuar nga trupi gjykues.

“Fillimisht, sipas nesh nuk janë shteruar të gjitha mjetet për të marrë përgjigjen e dëshmitarit. Dëshmitarit nuk iu është shpjeguar çështja e mosbindjes së gjykatës dhe as nuk është konstatuar se s’po i bindet gjykatës. Pra, duhet ndërmarrë disa hapa të tjera përpara se të bëjmë parashtrime të mëtutjeshme. Gjithashtu, nuk duhet pranuar këto deklarata sipas nesh që ne si mbrojtje me sa duket nuk do e kemi mundësinë që të bëjmë kundërpyetje”, tha ai.

Dixon tha se fillimisht sipas tyre duhet shteruar të gjitha mjetet e mundshme ligjore që dëshmitari të jep dëshmi para trupit gjykues dhe më pas ata si mbrojtje ta kenë mundësinë që t’i bëjnë pyetje dëshmitarit.

Më pas, kryegjyqtari Charles Smith III tha se dëshmitari u paralajmërua për gjerat që mund të pësojnë nga mosdhënia dëshmi, por që ai tha se nuk i bëhet vonë dhe vazhdoi të mos përgjigjet.

“Dëshmitari u paralajmërua nga trupi gjykues dhe tha që nuk i bëhet vonëdhe të vazhdojë të mos përgjigjet”, tha ai.

Kryegjyqtari shtoi se nuk e shohin të nevojshme të vazhdojnë me procedurat e mosbindjes ndaj gjykatës.

“Nuk e shohim nevojën që të vazhdojmë me teje me procedurat e mosbindjes ndaj gjykatës. Ne do ua jepim mundësinë të i bëni pyetje nëse dëshironi. Nëse nuk dëshironi, ne do ta ndërpresim seancën dhe do të shohim nga Prokuroria se çfarë hapash do të ndërmarrë në lidhje me këtë”, tha ai..

Dixon tha se çështja e mosbindjes ndaj gjykatës është një hap që mund të sjellë rezultate por gjithsesi e konsideroi si të parakohshme.

“Ky është vendimi i trupit gjykues dhe e vendosem të mos e bëjmë sepse nuk na shërben për asgjë. Zotëria refuzon të përgjigjet kështu që ne nuk do të konstatojmë që kemi rast të mosbindjes ndaj trupit gjykues. Kaq”, tha kryegjyqtari.

Dixon tha se ata duhet ta dinë se çfarë materialesh do kërkohen të pranohen si prova gjyqësore për t’u përgatitur si mbrojtje për pyetjet e tyre.

Avokatja e Thacit, Nina Tavakoli mbështeti Dixon dhe tha se trupi gjykues duhet të del me konstatim për mosbindje të dëshmitarit ndaj gjykatës. Në rast që nuk bëhet kjo, Tavakoli tha se duan ta dinë në tërësi se çfarë dëshmie po jep ky dëshmitar.

Gjithashtu edhe mbrojtja e Krasniqit e përfaqësuar nga avokati Aiden Ellis tha se nuk janë shteruar të gjitha mjetet duke shtuar se dëshmitarit mund t’i prezantohet dosja fizike e deklaratës së tij. Së dyti, ai kërkoi kohë për kundërpyetje për të parë se çfarë po vendoset.

Prokurorja Vega Iodice tha se do ua tregojnë materialet përpara se të fillojnë kundërpyetje e mbrojtjes.

Prokurorja kërkoi pushim për të përzgjedhur disa nga materialet për të ia jep mbrojtjes për t’i referuar kundërpyetje.

Si rrjedhojë, kryegjyqtari urdhëroi pushim prej 30 minutash në mënyrë që ZPS-së të iu mundësohet kjo.

Por para kësaj ndërhyri dëshmitari duke thënë që nuk po refuzon të përgjigjet por që refuzon ta bëjë këtë gjë pa iu shfaqur dokumenti që po e kërkon.

Tara: Edhe po të vritem nuk flas më pa u shfaq dokumenti në fjalë

Ismet Tara tha në Hagë se nuk do të flas edhe po të vritet në rast që nuk i shfaqet dokumenti që po e kërkon.

“Edhe po të vritem nuk flas më pa u shfaq dokumenti në fjalë”, tha Tara.

Kjo deklaratë e Taras erdhi pasi prokurorja kërkoi nga trupi gjykues që ta detyrojë dëshmitarin që të jep dëshmi.

“E kuptoni që po jap urdher që të përgjigjeni në pyetje dhe në qoftë se spo përgjigjeni po shkelni rregullat e gjykatës dhe mund të gjobiteni nëse nuk përgjigjeni”, tha kryegjyqtari që pasoi me deklaratën e dëshmitarit.

Përpara kësaj, prokurorja tha se e ka dosjen fizike të deklaratës së 2019-ës të dëshmitarit dhe në rast që dojnë të ia prezantojnë atij fizikisht.

“I nderuar gjykatës unë  e kam edhe dosjen në kopje fizike, janë letra fizike dhe nëse dëshironi mund të ua derzoj, juve, mbrojtjes dhe nëse dëshironi mund t’i shikoni dhe të ia tregojmë dëshmitarit në letër këtë që kemi deklaratën. E kemi të shtypur, të printuar”, tha ajo.

Më pas ajo vazhdoi duke thënë se në 2019-ën pretendohet se prokuroria e ka pyetur dëshmitarin a ishte pyetur nga UNMIK–ut-i Hasim Halimi për të cilin ishte përgjigjur se nuk e din a është e njëjta gjë. Gjithashtu pretendohet se dëshmitari ka thënë që e din sigurt që nuk është takuar për ndonjë intervistë me dikë prej UNMIK-ut.

“Dokumentin tim që unë e kërkoj ti e din shumë mirë zonja prokurore. Dokumentin që unë e kërkoj ti e din shumë mirë”, tha Tara.

Ai shtoi se seanca mund të mbyllet menjëherë në rast që dëshiron trupi gjykues pasi ai nuk do të flas pa iu paraqitur dokumenti.

“Nuk do të flas pa e paraqitur dokumentin që e kërkoj z. Gjykatës. mund ta mbyllni seancën menjëherë, por pa m’u paraqitur dokumenti nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetje sepse dyshimi i është që kjo gjykatë është gjykatë e korruptuar dhe gjykatë që don…”, tha ai fjala e të cilit u ndërprerë nga gjyqtari.

Pasi gjyqtari ia lëshoi serish mikrofonin, Tara tha se është dyshues tek kjo gjykatë dhe tek i tërë stafi i saj.

“Unë nuk do përgjigjem pa mu paraqitur dokumenti se unë jam dyshues në tërë gjykatën dhe në tërë stafin e gjykatës”, tha ai.

Si rrjedhojë, prokurores iu kërkua që të vazhdojë me pyetjet e veta.

Çfarë roli keni pasur në njësitin “Arti”, kush iu caktoi juve atje? Ishin disa pyetjet që Tara serish i refuzoi të iu përgjigjet.

Pas kësaj, prokurorja, kërkoi nga gjyqtari që ta detyrojë dëshmitarin që të jep dëshmi.

Tara: Nëse nuk më paraqitet dokumenti, këtë gjykatë e shpalli që dëshiron të na dënojë neve si popull dhe UÇK

Ndonëse ZPS-ja dhe trupi gjykues janë doke insistuar që të vijohet me pyetje për dëshmitarin, Ismet Tara tha në Hagë se nëse nuk i paraqitet dokumenti që po kërkon, Gjykatën Speciale do e shpallë si gjykatë që dëshiron ta dënojë popullin e Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të saj.

“Pa mu paraqitur ai dokument, unë këtë gjykatë e shpalli gjykatë që do me na denu neve si komb, si popull shqiptar dhe si UÇK dhe si të gjitha. Për mua nuk jeni më në qoftë se nuk paraqitet ai dokument ju nuk jeni gjykatë kredibile për mua”, tha ai.

Si rrjedhojë, prokurorja tha se do ia prezantoj dokumentin gjysmën e të cilit ia ka lexuar përkthyesja por ajo tha se i duhet për të ndjekur në rregull të caktuar për të vijuar.

Pas kësaj, në ekran iu paraqit dëshmitarit një dokument në të cilin pretendohet se thuhet se Tara ka pranuar që UÇK-ja ka kapur civil që dyshoheshin se ishin bashkëpunëtorë dhe pavarësisht nëse ata ishin serbë, romë, apo shqiptarë. Pas kësaj, aty pretendohen që Tara ka thënë se persona të ndryshëm u vranë dhe u lanë në vendin e ekzekutimit dhe ndonjëherë janë djegur trupat ndaj të cilëve koha dhe kafshët kontribuonin për zhdukjen e provave.

Pretendohet se Tara ka thënë që UÇK-ja duhet t’i vriste ata në rast lirimi ose largimi dhe i burgosuri duhet të ketë qenë një provë fizike e asaj që kishte bërë UÇK-ja.

“Dua atë dokument tjetër. Zonja prokurore qitni dokumentin sepse unë ju kam kërkuar juve të qitet ai dokument. Ky është dokument i UNMIK-ut që e ka dhënë Ana Vallozi. Iu kam tregu, dokumentin e dua timin e pastaj…”tha Tara derisa fjala iu ndërpre nga kryegjyqtari.

Pasi iu kërkua nga gjyqtari ai mohoi se ka thënë gjëra të tilla për UÇK-në për UNMIK-un./Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika