Në qoftë se autoritetet bullgare shprehen të gatshme të pranojnë ndryshimet e qeverisë maqedonase, negociatat e Shqipërisë mund të hapen në Samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Madrid më 29 dhe më 30 qershor.
Duke iu referuar një burimi qeveritar të AP-së, i cili theksoi se mund të ketë një nisje të negociatave për Shqipërinë të hënën e 27 qershorit, ky plan është vështirësuar në realizimin e tij.
“Ka një mundësi, por është zbehur, pasi maqedonasit duan t’i bëjnë një amendim të vogël propozimit francez”, sqaron zyrtari ndërkombëtar në kushte anonimiteti.
Sipas këtij burimi, nëse Bullgaria e pranon, miratohet në margjinat e Samitit të Nato-s në Madrid.
“Nëse Bullgaria nuk e pranon, RMV-ja do ta refuzojë, pra do jetë Maqedonia e Veriut ajo që nuk do pajtohet me propozimin”, ka thënë ky burim i cili do të jetë pjesëmarrës në samit.
Kryeministri Rama para Samitit të BE-së kishte thënë se e konsideron të turpshme qëndrimin e Bashkimit Evropian në lidhje me Bullgarinë, pasi kjo e fundit ende nuk e ka hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke mos bërë të mundur edhe hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Aleatët e NATO-s së bashku me partnerët e tjerë vendosën sanksione dhe presion diplomatik mbi qeverinë ruse që nga fillimi i sulmeve të saj në Ukrainë. Pothuajse, 7 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga vendi i tyre, ndërsa shumë të tjerë janë zhvendosur brenda Ukrainës duke gjetur vendstrehim në Evropë dhe në SHBA.