Vdes Frank Wisner, ish-emisari i ShBA-së për bisedimet për statusin e Kosovës

Frank Wisner, ish-diplomati i lartë amerikan që shërbeu edhe si Përfaqësues Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e statusit të Kosovës në vitin 2005 që përfundoi në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ka ndërruar jetë.

Siç raporton The New Yrok Times, djali i tij, David, tha se shkaku ishin ndërlikimet e kancerit në mushkëri.

Wisner ishte emëruar i dërguar i posaçëm nga asokohe Sekretaresha e Shtetit, Condolezza Rice – për të asistuar ish-Presidentin e Finlandës, Marti Ahtisaari, të negocionte zgjidhjen e statusit të Kosovës që çoi në pavarësimin e vendit.

“Ambasadori Wisner do të ofrojë mbështetjen amerikane për negociatorin kryesor ndërkombëtar, të dërguarin e posaçëm të OKB-së, Martti Ahtisaari, në përpjekjet e tij për të bashkuar liderët serbë dhe kosovarë për diskutime mbi statusin e ardhshëm të Kosovës. Anëtarët e Grupit të Kontaktit kanë përcaktuar se zgjidhja e kësaj çështje është çelësi për sigurimin e stabilitetit në Evropën Juglindore”, thuhej asokohe nga nga njoftimi i DASh-it.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika