Trump takohet me Macronin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, sot ka pritur homologun francez, Emmanuel Macron, për bisedime në Shtëpinë e Bardhë.

Dy udhëheqësit do të nisin takimin e tyre duke marrë pjesë në një takim virtual me udhëheqësit e tjetër të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7), ku do të diskutojnë për luftën në Ukrainë që sot shënon përvjetorin e tretë.

Më pas, ata pritet të mbajnë një konferencë për media,, raporton CNN.

Macron është udhëheqësi i parë evropian që e viziton Trumpin, pasi ai mori pushtetin muajin e kaluar. Më vonë gjatë javës, kryeministri britanik, Keir Starmer, pritet të qëndrojë në SHBA, teksa Evropa është alarmuar me qëndrimin e Trumpit karshi Ukrainës dhe me përpjekjet për të rivendosur raportet me Moskën, pas tre vjetësh konflikt në Ukrainë.

Macron dhe Starmer pritet të tentojnë që ta bindin Trumpin që të mos nxitohet që të arrijë një marrëveshje armëpushimi me presidentin rus, Vladimir Putin, me çdo kusht, ta mbajë të përfshirë në proces Evropën dhe të diskutojnë për garancitë ushtarake për Ukrainën.

Ndërkaq, Trump dhe ekipi i tij po negociojnë për një marrëveshje me Ukrainën për mineralet, pasi SHBA-ja dëshiron të rikuperojë disa nga paratë që administrata paraprake ka dërguar në Kiev në formë të armëve.

Trump tha gjatë fundjavës se beson se një marrëveshje për këtë gjë mund të arrihet shumë shpejt.

Më herët gjatë javës së kaluar, Macron deklaroi se gjatë takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë do t’i thotë udhëheqësit amerikan që të mos shfaqë “dobësi para Putinit”. Ai tha se shfaqja e dobësisë do të dërgonte mesazh te Kina dhe Irani, ndërkaq një marrëveshje e keqe me Rusinë, sipas Macronit, do të nënkuptonte kapitullimin e Ukrainës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika