“Rezultati i zgjedhjeve do të ketë ndikim nga numërimi i votave të diasporës”

Të dielën në mbrëmje ka përfunduar edhe vlerësimi i pakove të dërguara përmes postës nga votuesit jashtë Kosovës. Sipas të dhënave preliminare, janë vlerësuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime, nga të cilat rreth 63 mijë janë aprovuar, ndërsa rreth 4,900 janë refuzuar për shkak të shkeljeve të procedurave, si dërgesa të dyfishta, mungesë dokumentacioni apo dërgimi i më shumë se një fletëvotimi.

Lirim Krasniqi nga GERMIN për emisionin “Five” të Dukagjinit u shpreh se procesi i votimit të diasporët do të ketë ndikimin në rezultatin final të zgjedhjeve, pasi që i bie se një deputetë më shumë në subjektin e caktuar d.m.th një më pak në subjektin tjetër.

“Nga diaspora janë 63.500 zarfa me fletëvotime me post dhe rreth 156 mijë vota ku kanë votuar në përfaqësitë diplomatike. E që I bie rreth   77-78 mijë vota të vlefshme nga diaspora e që nuk janë numëruar akoma. Të gjitha këto vota përbëjnë 8-10% të totalit të votave nga këto zgjedhje. Do të kenë lëvizje me përqindje 1 në secilin subject politik. Rrethanat që jemi, do të ndikojë në numrat e kandidatëve për deputet. Pasi shtimi I një deputeti dmth minus një për subjektin tjetër partiak”, deklaroi Krasniqi.

Krasniqi tha se votat e diasporës do të kenë ndikim tek kandidatët për deputetë, e sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje në krahasim me vitet e kaluar LVV-ja ka marrë shumicën e votave të diasporës. Trendi tek partitë e tjera sipas Krasniqit do të jetë i ngjajshëm krahasuar me vitet e kaluara.

Krasniqi shtoi se fillimisht krijimi i një atmosfere sikurse konsensuzi politik dhe pastaj edhe dështimi i KQZ-së në procesin e numërimit të votave ku “dikush duhet të mbajë përgjegjësi për vonesat e numërimit”.

“sot jemi 14 ditë pas zgjedhjeve dhe nuk ka ndonjë rezultat paraprak të këtyre zarfeve dhe mungesa e organizimit logjistik të sekretariatit të KQZ-së. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk mund të presim pafund për disa zarfeve me fletëvotime nga vendet e jashtme”, shtoi ai.

Ndryshe, Kadri Kryeziu- ish—gjyqtar i Kushtetueses deklaroi se procesi i deritanishëm i numërimit të rezultateve do të thotë se ka pasur një “mospërgatitje e mirë” e KQZ-së.

“Kjo tregon mospërgatitje e mire e KQZ-së. Nuk është në rregull që me vazhdu numërimi i votave, ku më here ka zgjatur një ditë. Nuk ka përgatitje të mjaftueshme dhe të avancuar për numërimin e votave. Është dashtë të kryhen më pare. Të meta, tek aspekti I resurseve njerëzore dhe teknologjike. Nuk ka aspekte juridike. Kjo duhet të jetë sa më shpejtë dhe më efikas për kredibilitetin e votave”, tha Kryeziu.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika