Osmani uron Estoninë për Ditën e Pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Estoninë në Ditën e Pavarësisë së tyre.

Osmani përmes një postimi në “X” ka falënderuar Estoninë për mbështetjen e saj të palëkundur, teksa shton se priten edhe shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

“Urime të përzemërta presidentit Alar Karis, kryeministrit Kristen Michal, dhe popullit të Estonisë në Ditën tuaj të Pavarësisë!”, ka shkruar e para e vendit.

“Përkushtimi i palëkundur i Estonisë ndaj lirisë dhe demokracisë vazhdon të frymëzojë. Kosova qëndron me krenari pranë jush, e lidhur me vlerat e përbashkëta dhe një partneritet të fortë. Ne e vlerësojmë thellësisht mbështetjen tuaj të patundur dhe presim shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi.”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika