Avokati i Veselit: Do i kërkojmë ZPS-së të na e japë dokumentin që e kërkoi dëshmitari

Pas një pauze, në seancën e së martës në Dhomat e Specializuara të Kosovës, avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon njoftoi se do ia kërkojnë Prokurorisë dokumentin që dëshmitari e ka përmendur gjatë këtyre ditëve në Hagë, për të cilin thotë se është i brendshëm i ZPS-së.

Dixon tha se do i bëjë kërkesë ZPS-së që dokumentin t’ua japë sa më shpejtë që të jetë e mundur, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Dëshiroj që të njoftoj ZPS-në që ne do të kërkojmë dokumentin që përmendi dëshmitari në procesverbal sepse ai dha një përshkrim të hollësishëm të dokumentit dhe tha se është dokument i brendshëm i ZPS-së dhe që ai e ka parë për herë të parë gjatë seancës përgatitore, kështu që unë do e njoftoj Prokurorinë që do i bëj kërkesë ZPS-së që të na e japë këtë dokumentin sa më shpejtë që të jetë e mundur. Në qoftë se është një dokument i brendshëm duhet të na i japin arsyet për këtë”, tha Dixon.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III i tha Dixonit se ndoshta nuk ka ndonjë dokument të tillë. Ndërsa, avokati kundër-argumentoi që dëshmitari tha ndryshe.

“Ne duam që ZPS-ja të na e vë këtë dokument në dispozicion sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Dixon.

Ndërsa, prokurorja Vega Idoice tha se nuk ka ndonjë dokument të tillë për të cilin pretendon dëshmitari.

“Nuk ka një dokument të tillë. Dokumenti i cili ka thënë dëshmitari është deklarata e UNMIK-ut e 2001”, tha Iodice.

Por, Dixon ndërhyri duke thënë se dëshmitari shprehimisht tha se nuk është ajo deklaratë, por një dokument tjetër që ai po e kërkon.

Dixon tha se do ta bëjë këtë kërkesë gjithsesi dhe me sugjerimin e gjykatësit këtë gjë do ta bëjë kërkesë normale të protokolluar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika