Haradinaj: Tara nuk e refuzoi dëshminë, deshi të tregonte për manipulimet

Ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se çdo ditë po dëshmohet se Gjykata Speciale është një etnike e ndërtuar politikisht, me qëndrime destruktive për të njollosur UÇK-në, teksa ka komentuar rreth dëshmisë së ish-komandantit të UÇK-së, Ismet Tara, përgjatë dy ditëve, para Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Tara me plot të drejtë kërkoi që t’i dal përpara deklarata e tij, që siç besoj unë, asnjëherë nuk e ka thënë e as nënshkruar. Tara, deshi të dëshmonte dhe nuk e refuzoi dëshminë, por deshi të tregonte çka kanë manipuluar me deklaratat e dëshmitarëve, sidomos me ata që nuk kanë mundur t’i bindin që të flasin kundër dhe të shpifin. Tara ka bërë punë shumë të drejt, dhe ka të drejtë për revoltë”, tha tutje Haradinaj.

Ai tha se, Trupi Gjykues është dashur ta urdhëronte prokurorinë t’i publikonte ato dokumente.

“Prokuroria nuk deshi t’i publikonte sepse dëshmohej ajo që thoshte Tara, se ato ishin manipuluar, e gjyqtari nuk ishte i interesuar të zbulohej kjo”, tha, Haradinaj në RTK.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika