Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dje ka njoftuar se procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt, do të fillojë sot, në orën 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Votimi jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, ku janë hapur gjithsej 43 vendvotime.
Gjatë këtij procesi, 20,324 votues janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa 75.57% e tyre, ose 15,352 qytetarë, kanë votuar.
“Ju njoftoj se procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt 2025, do të fillojë më 26 shkurt, në orën 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Info shtesë: Më 8 shkurt votimi jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime dhe nga 20,324 votues të regjistruan kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352”, kanë njoftuar nga KQZ-ja