Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, Hagë.

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca është paraparë të fillojë nga ora 09:00.

Ndryshe, dje ka dëshmuar Ismet Tara në Hagë, ku në fjalën e tij ku shpalosi shqetësimin për dokumentin që sa ditë e kërkoi. Ai shpjegoi edhe gjendjen se si kishte kuptuar për këtë dokument.

Ai tha se paraqitja e tij e parë në Hagë është bërë më 14 shkurt 2025, por në seancën përgatitore të 19 shkurtit e kishte parë për herë të parë dokumentin e që si reagim ndaj tij kishte qarë, bërtitur dhe i kishte quajtur kriminela intervistuesit e tij me 2019.

“Me datën 19.02.2025 të mërkurën e kemi vazhduar prap deri dikund në mesditë pa problem, deri afër orës 12:OO në mesdite kur prokurorja ime ma paraqiti një dokument të vitit 2019 të intervistimit tim nga ekipi im intervistues të atëhershëm. Kur fillova ta lexoj më kaploi dridhje e trupit dhe frikë se çka lexoja e mendoja të bërtas ‘çfarë janë këta njerëz, çfarë na përgatitën neve, kush janë këta kriminela’ deri sa më qetësoi prokurorja e me tha se këto janë fjalë të tyre, e jo të tua dhe këtu nuk mund të lexoja kur pash se  dokumenti ishte nënshkruar nga ekipi i intervistuesve të mi e s’munda të lexoja më e leximin e fletës tjetër në shqip e beri përkthyesja ime”, tha ai.

Ai tha se përkthyesen e dëgjoi duke qarë dhe ndryshoi mendim për intervistuesit e tij, gjyqtarët e prokuroret duke menduar se janë armiqtë e tij, UÇK-së  e popullit të Kosovës.

“Unë duke qarë dhe dëgjoja, e ndryshova komplet mendimin tim për intervistuesit e mi, gjykatës e prokurorë se janë armiqtë e mi, të UÇK-së pavarësisë së Kosovës dhe popullit tim. Pastaj, një kohë të gjatë kërkova sqarime prokurores duke kërkuar e sharë intervistuesit e mi si kanë guxuar të më rrezikojnë mua, familjen time, të më bëjnë tradhtarë të luftës time, të heronjve e dëshmorëve të kombit e UÇK-së dhe të martirëve të vrarë dhe të gjithë luftëtarëve të UÇK-së”, tha ai.

Tara tha se pas kësaj i dhanë pushim për 3-4 orë dhe pas këtij pushimi i kujtohet se e kanë ftuar edhe njëherë por që kanë vazhduar prap.

“Me hyri frika se çfarë do të ndodhë me mua dhe familjen time se këto shënime janë dhënë ose do të jepen para se ë njoftohet i tërë populli se këto shënimi janë të armiqve të mi, të popullit, të UÇK-së dhe luftës së shenjtë”, tha tutje ai.

Ai tha se ka kërkuar me datë 19 shkurt 2025 që të i jepet një kopje e këtij dokumenti ose numër regjistri, gjë e cila nuk ishte aprovuar me arsyetimin që ZPS-ja do ta ketë në sallë.

“Mu shtua frika edhe më shumë se pse nuk mu dha dokumenti. Nga ai dokument me kujtohen vetëm të zezat që janë përshkruar për mua si tradhtar  i kombit tim dhe të njëjtën kohë edhe si armik i Serbisë. Kështu përfundoi përgatitja ime me prokuroren pa u shqyrtuar edhe shumë faqe të tjera të intervistës të mija të vitit 2019”, tha ai.

Ai shtoi se do kishte qenë fat që ky dokument të nxjerrët dhe të publikohet.

Vlen të theksohet se gjatë fundit të dëshmisë së tij, dëshmitari u mor në pyetje edhe nga trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtari Barthe për të cilin Tara shpjegoi versionin e tij lidhur me familjen Dediq.

Prokuroria s’pati pyetje shtesë dhe as prokuroria kështu që kjo shënoi përfundimin e dëshmisë së dëshmitarit në Hagë.

Si rrjedhojë, janë anuluar seancat e 26 dhe 27 shkurtit në këtë rast për të rifilluar serish më 17 mars nga ora 09:00.

Tara: Po na bastisin dhe marrin sikur Serbia atëherë, vetëm se nuk po vritemi dhe persekutohemi

Dëshmitari Ismet Tara tha se nuk e pranon intervistën e pretenduar që ai e ka dhënë për UNMIK-un. Ai tha se si Kosovë nuk vendos pushteti, por që KFOR-i mund t’i fus në burg, të bastisë shtëpinë dhe t’i marrë sikur Serbia që ka vepruar përpara.

Ai tha se ende jemi nën kontrollin e KFOR-it dhe UNMIK-ut e që vetëm se nuk po vriten dhe persekutohen, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Në Kosovën time kanë ndodhur gjithçka sepse në Kosovën time nuk vendos ende as pushteti jonë e as askush. Ende mund të bëhet me neve dhe KFOR-i mund të na shti burg, mund të na bëjë gjithçka UNMIK-u, EULEX-i mund të na bastisë shtëpinë, mund të na marrë sikur Serbia që na ka marrë atëherë edhe kështu po veprohet edhe sot me neve edhe pse shtet i pavarur. Ende jemi në kontrollin e KFOR-it edhe UNMIK-ut, sot e kësaj dite dhe vetëm se nuk po vritemi, nuk po persekutohemi”, tha dëshmitari derisa fjala e tij u ndërpre nga trupi gjykues.

Përpara kësaj, dëshmitari Tara tha se e ka ngritur si çështje edhe me prokuroren Vega Iodice se ai nuk e pranon fare dokumentin e UNMIK-ut.

“Prokurores në fjalë i kam thënë që ky dokument nuk është i njohur fare për mua. Unë nuk kam bërë kurrfarë takimi me atë Ana Vanozin. Ky është një përshkrim i saj sipas dëshirës së saj. Nuk e di a ka qenë edhe e UNMIK-ut se mund të jetë kjo që edhe UNMIK-u të ketë pashkruar ushtrinë tonë si ka pas dëshirë ai. Tash do të fillojë të dyshojë se këto përshkrime sikur që kanë ndodhur në seancën time 32 orëshe që kanë bërë intervistuesit, përshkrimin tim edhe këtu e paska përshkru UNMIK-u në atë kohë sipas dëshirës tij dhe pa na njoftu neve dhe pa na taku neve.

Mbrojtja e Selimit dhe e Thaçit nuk pati pyetje për dëshmitarin për të vazhduar me pyetje shtesë prokurorja Vega Iodice.

“Kur ma dorëzon dokumentin që kërkova, unë do përgjigjem”, tha Tara.

Prokurorja ia rikujtoi se ai ka deklaruar se do i përgjigjet pyetjeve të saj dhe dëshmitari vazhdoi me përgjigje.

Edhe duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores, dëshmitari mohoi se e ka takuar Ana Vanozin.

“Hiqma dokumentin, s’mund ta shoh më”, Tara mohon të ketë thënë që UÇK-ja ka vrarë kolaboracionistët dhe të burgosurit

(Përditësuar, ora 13:55)- Ismet Tara mohoi të ketë deklaruar për UNMIK-un se UÇK-ja ka vrarë kolaboracionistët dhe të burgosurit e tyre.

Madje, Tara u nervozua në Hagë duke i kërkuar avokatit të Veselit, Rodney Dixon që t’ia largojë dokumentin me arsyetimin se nuk mund ta shoh.

“Ismet Tara nuk ka asnjë dëshmi që dikush është vrarë… nuk i ka ndodhur Ismet Tarës që të japë dëshmi të rreme atëherë. Hiqma këtë dokument se nuk mund ta shoh më, nuk mund ta shoh më. Ti mund të bësh pyetje sa dush, por kur i dedikohesh këtij dokumenti… unë po them që as nuk i kam dhënë as nuk e kam takuar. Ti prap ‘a mund të jetë ajo e saktë, a mund të mos jetë’. Por duhet të vijë ajo ta pyesh atë a ka qenë e saktë a jo”, tha Tara.

Fillimisht, nga avokati i Veselit, Rodney Dixon dëshmitari u pyet se a ka marrë ndonjëherë urdhër nga nivelet më të larta, siç janë zonat dhe Shtabi i Përgjithshëm për të arrestuar dhe vrarë kolaboracionist.

“Kurrë, asnjëherë”, tha Tara.

Ai mohoi se i ka thënë UNMIK-ut se UÇK-ja i ka rrëmbyer kolaboracionistët, i ka vrarë në vend ose ndonjëherë ua ka djegur trupat dhe i ka lënë që të ua hanë egërsirat.

“Jo që kam thënë, por as që jam pyetur”, tha ai.

Gjithashtu, mohoi se ka thënë që UÇK-ja i ka vrarë të gjithë të burgosurit që kishte ndaluar.

“As që i ka vrarë të gjithë, e as që i ka vrarë asnjërin, unë se di”, tha ai.

Dëshmitari përsëriti edhe njëherë që nuk është takuar me Ana Vanozin (nga UNMIK) për të dhënë dëshmi dhe se një dëshmi të tillë nuk e ka dhënë ndonjëherë.

Me kaq mbaruan pyetjet e Dixon për dëshmitarin, për të vazhduar më pas me pyetjet e mbrojtjes së Jakup Krasniqit, avokatit Aiden Ellis.

Ai sërish theksoi se nuk është takuar me Ana Vanozin për të diskutuar për gjërat që u përmendën më lartë.

“Në qoftëse ajo më njeh mua, unë nk e njoh. Kurrë nuk e kam parë”, tha Tara.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika