Analisti Sadri Ramabaja për dëshminë e Ismet Tarës në Hagë ka thënë se ai ishte në dhunë psikologjike duke treguar se edhe ai dikur ishte i nënshtruar një dhune psikologjike.
“E di se çka do të thotë kur je në pozicionin që mund të numërosh sekondat e jetës. Por, kjo kurth që i është bërë Ismet Tarës nga hetuesit përmes hartimit të një raporti të tillë që do të mund ti imponohej këtij për ta dëshmuar me gojën e vet para gjyqit do të ishte përtej dhunës speciale pastaj. Megjithatë unë e përgëzoj që s’ka ra në atë kurth”, ka thënë ai.
“Sidoqoftë dhënia e një deklarate prej 600-700 faqe është relativisht…ne që kemi kaluar nëpër hetuesi e dimë çka është me dhanë 600 faqe. Ne kemi insistue që mos të japim kurrë më shumë se 5-6 faqe, 3-4 faqe etj, prandaj është çështje e komplikuar kjo”, ka thënë Ramabaja.
Ai ka thënë se Gjykata Speciale ka qenë e qartë se nuk po krijohet për me na e bë ‘programin e Lidhjes së Prizrenit por për me na e dëmtua imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”
“Në këtë planë atëherë ajo mund të konsiderohej si produkt i injorancës politike që e kanë shty përpara me kriju, por edhe një lloj i mungesës së dinjitetit të deputetëve që e kanë votu, një pjesë e tyre janë prapë deputet, për fat të keq ky popull nuk i ka ndëshkua. Megjithatë kjo gjykatë është pjesë e sistemit tonë të drejtësisë edhe e shihni se po përdoret si një lloj ‘Ex machina’ gati një ‘Ex majoris‘ që i mbivendoset sistemit të drejtësisë dhe nuk pyet fare sistemin e drejtësisë e as sistemin tonë politik, nuk kontrollohet as prej Kuvendit e as prej asnjë institucioni të Kosovës, pra është një ‘Sui generis’. Si e tillë sigurisht që prodhon kësi situatash të pa lakmueshme, të padinjitetshme për drejtësinë…”, ka thën ai ndër të tjera.