Tasholli: Gjenocid juridik, Specialja po tenton ta rishkruajë historinë e UÇK-së

Analisti Ismail Tasholli ka kritikuar proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke i cilësuar si një “kasaphanë juridike” dhe një përpjekje për të rishkruar historinë e UÇK-së.

“[Në Hagë] po ndodh një deformim i qëllimshëm dhe i vazhdueshëm. Ne jemi komplet të pafuqishëm, mënyra si është bërë ajo gjykatë gati na i ka bërë të pamundshme hapësirat juridike dhe të ankesave, sepse atje është vetëm një uniform nuk ka lidhje a është gjyqtar apo prokuror, avokat i popullit. Aty brenda është një mekanizëm që po provon ta rishkruajë historinë edhe ta rindërtoj narrativen për UÇK-në në kuptimin e barazimit dhe të balancit si tendencë ose si premise e korrektësisë politike çfarë atyre iu konvenon”, ka deklaruar ai Debat Plus.

Sipas Tashollit, ky proces përbën një “gjenocid juridik” dhe duhet ndalur.

“A ka mënyra përpos organizimit qytetarë që ne do ta ndalonim këtë kasaphane juridike sepse kjo çfarë po ndodhë atje është gjenocid juridik”, ka deklaruar Tasholli.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika