Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë këtë të enjte do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Kjo seancë pritet të zhvillohet me fillim nga ora 11:30.
Ndryshe, më 25 shkurt në Hagë ka dëshmuar Ismet Tara, i cili në fjalën e tij shpalosi shqetësimin për dokumentin që sa ditë e kërkoi.
Ai ka deklaruar se paraqitja e tij e parë në Hagë është bërë më 14 shkurt 2025, por në seancën përgatitore të 19 shkurtit e kishte parë për herë të parë dokumentin e që si reagim ndaj tij kishte qarë, bërtitur dhe i kishte quajtur kriminela intervistuesit e tij më 2019.
Ai ka theksuar se do kishte qenë fat që ky dokument të nxjerret dhe të publikohet.
Vlen të theksohet se gjatë fundit të dëshmisë së tij, dëshmitari u mor në pyetje edhe nga trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtari Barthe për të cilin Tara shpjegoi versionin e tij lidhur me familjen Dediq.
Prokuroria s’pati pyetje shtesë, kështu që kjo shënoi përfundimin e dëshmisë së dëshmitarit në Hagë.
Si rrjedhojë, janë anuluar seancat e 26 dhe 27 shkurtit në këtë rast për të rifilluar sërish më 17 mars nga ora 09:00.
LEXO EDHE: