Delegacioni rus ka mbërritur në rezidencën e Konsullatës së Përgjithshme amerikane në Stamboll për takimin në të cilin do të diskutohen aktivitetet e ambasadave në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve midis Rusisë dhe SHBA-së, raporton Anadolu Agency.
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov dje (e mërkure) në një deklaratë ka thënë se “Diplomatët tanë do të diskutojnë mbi problemet sistematike të grumbulluara gjatë administratës së mëparshme. Këto probleme janë lidhur me çështje që pengojnë punën e ambasadave”.
Takimi i parë mes delegacioneve të dy vendeve u zhvillua në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, më 18 shkurt, me qëllim të marrëdhënieve dypalëshe dhe përfundimin e luftës në Ukrainë.
Presidenti amerikan Donald Trump nga ana tjetër tha se së shpejti do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin “me shumë mundësi” në Arabinë Saudite për të diskutuar mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë.
Kurse Turqia ka përsëritur se është e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes lidhur me përpjekjet për paqe, përfshirë pritjen e bisedimeve.