Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht në përfaqësitë diplomatike, po vazhdon ende.
Sipas njoftimit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri të mërkurën në mesnatë janë numëruar 19 nga 43 vendvotime, ndërkohë që procesi i numërimit është duke vazhduar për pjesën e mbetur të vendvotimeve.
Më 8 shkurt 2025, votimi u realizua në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime.
Nga 20,324 votues të regjistruar, 75.57% e tyre, apo 15,352 shtetas të Kosovës, kanë realizuar të drejtën e votës përmes kësaj mënyre.
Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas përfaqësive diplomatike, do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net