Zemaj takon shefin e misionit amerikan në NATO: Forcat e SHBA-ve do të vazhdojnë të jenë një faktor kyç në Kosovë

Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, është pritur në një takim pune nga Shefi i Misionit të SHBA-ve në NATO, Scott M. Oudkirk, ku u diskutuan çështje kyçe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe mënyrat për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në një postim në Facebook, Zemaj e vlerësoi gjithashtu praninë e forcave amerikane në Kosovë për gati tri dekada në kuadër të KFOR-it, të cilat, sipas tij, mbeten garantues të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“Sot pata nderin të pritesha në një takim pune jashtëzakonisht të rëndësishëm në Misionin e SHBA-ve në NATO, nga Shefi i Misionit në detyrë, z. Scott M. Oudkirk.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një mik i veçantë i vendit tonë, mbështetës dhe promotor i lirisë, demokracisë dhe shtetit të Kosovës, si dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar. Forcat e SHBA-ve, të vendosura në Kosovë në kuadër të Misionit të NATO-s, KFOR-it, tani për gati tri dekada, janë garantues dhe mbështetës të fuqishëm të këtyre proceseve dhe do të vazhdojnë të jenë një faktor kyç në të ardhmen.

Këto dhe tema të tjera, ku diskutuam shqetësimet për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, mënyrat për të thelluar bashkëpunimin tonë dhe prioritetet për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon, ishin pjesë e diskutimeve tona.

Jemi së bashku dhe të bekuar me miqësinë tonë, duke ecur përpara në rrugën e integrimeve dhe të ardhmes sonë, si pjesë e trajektores euroatlantike”, ka shkruar Zemaj në Faceook.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika